Gjykata e lartë e Sërbis lejon të përdoret termi “shiptari”

Gjykata e Lartë e Sërbis sot ka liruar nga përgjegjësia Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në padinë e cila kishte lëshura Këshillit Kombëtar Shqiptar rreth përdorimit të termit ofendues “shiptari”.

Muaj më parë Ragmi Mustafa Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë kishte paditur atëher Ministrin e Mbrotjes e tash Ministër i Punëve të Brendëshme Aleksandar Vulin, për përdorimin e gjuhë urretjes ngaj Shqiptarve.

 

Postimi i plotë i Ragmi Mustafës:

GJYKATA SERBE LEGALIZOI INSTUCIONALIZIMIN E GJUHËS SË URREJTJES TË QEVERISË NDAJ SHQIPTARËVE. TË REAGOI BASHKIMI EVROPIAN, SHTETET E BASHKUARA DHE VENDET E RAJONIT

Sot, Gjykata e Lartë ne Beograd ka hedhur poshtë padinë time si të pabazuar ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme z. Aleksandër Vullin, të ngritur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në gushtin e vitit 2019 kemi ngritur padi për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, për përdorimin e termit pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” nga Ministri Vullin (si Ministër i Mbrojtjes), i cili ka institucionalizuar gjuhën e urrejtjes ndaj minoritetit shqiptar në Serbi dhe në rajon.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë është legalizim i institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë ndaj minoriteteve nga ana e Serbisë shtetërore. Është nënshtrim i gjykatës ndaj qeverisë.

Rikujtojmë se termi ligjor dhe zyrtar në Serbi është termi “albanac”. As regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit nuk e kishte legalizuar institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve.

Ne do të ankohemi në Gjykatën e Apelit. Ky është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe Ballkan.

Ftojmë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit të reagojnë ndaj këtij vendimi skandaloz që rrezikon demokracinë e brishtë dhe stabilitetin në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *