KKSH në Medvegjë ka filluar mbledhjen e të dhënave nga qytetarët për pasivizim

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve u janë pasivizuar vendbanimet dhe vendqëndrimet në komunën e Medvegjës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar – Zyra në Medvegjë ka apeluar tek qytetarët shqiptarë nga kjo komunë që të njoftojnë në lidhje me pasivizimin e vendbanimit në Zyrën e KKSH-së.

“Në kuadër të projektit “lajmëro pasivizimin” ftojmë çdo qytetar që ka vendbanimin dhe venqëndrimin e pasivizuar, të dorëzojë në zyret e KKSH-së, një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga ana e organit kompetent (Stacionit Policor) për vendbanimin dhe vendqëndrimin e pasivizuar”, thuhet në një njoftim të dalë nga vet kjo zyrë, e cila administrohet në harmoni me kompetencat e selisë së Këshillit Kombëtar Shqiptarë, e cila është në Bujanoc.

Sic është mësuar nga informacionet e dala nga rrjete sociale, KKSH, dega në Medvegjë, e cila drejtohet nga Lirona Zuka, “krijimin e bazës së të dhënave, në mënyrë që të dokumentohet e të adresohet ky proces diskriminues dhe selektiv, dhe në kundërshtim me të drejtën e brendshme si dhe konventat ndërkombëtare, e sheh si imperativ të kohës dokumentinin e këtyre rasteve, pasi mbledhja, përpunimi dhe krijimi i një databaze është proces i domosdoshëm për t’u trajtuar dhe adresuar ky problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *