Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet
Kështu ësbtë bërë me dije nga KGJK-së dhe KQZ-së.
Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.
Bazuar në të gjeturat e KGJK-së, përveç Kurtit janë edhe 46 kandidatë të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.
Të fuqishmit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu e Labinotë Demi-Murtezi nuk do të kenë të drejtë kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Vendimi pritet të zyrtarizohet më së largu deri më 22 janar.