Veseli : Qytetarët e Luginës së Preshevës në institucionet e Kosovës trajtohen baraz me çdo nacionalitet tjetër qoftë Kinez,Sirenian etj por nuk trajtohen si Shqiptar

Albulena Veseli nga radhet e UDSH-së në Komunën e Bujanocit e cila jeton dhe vepron në Republikën e Kosovës, ka komentuar deklaratën e kandidatit për Kryeministër në Republikën e Kosovës Enver Hoxhaj.

Veseli ka thënë se prej pasluftës shumicën e kohës PDK ka qenë në pushtet dhe asnjëher nuk ka bërë lehetësim në procedurat e ndryshme, e mos të flasum më që ne të paisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Qytetarve të Luginës Preshevës ju duhen  10 vite rradhazi të paisen me lejeqëndrim për të fituar shtetësinë e Kosovës e besa paguajnë dhe gjoba nëse nuk paisen lejeqëndrim.

Shkrimi i plotë i Albulene Veselit:

Që nga paslufta e deri më tani, në pjesën më të madhe të kësaj periudhe kohore keni qenë në pushtet dhe asnjë privilegj apo lehtësim të vetëm ne procedura skeni bërë (ju dhe asnjë parti e vetme) për paisje me lejeqëndrim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë e të mos flasim për paisje me shtetësi- pasaportë.
Qytetarët e Luginës së Preshevës në institucionet e Kosovës trajtohen baraz me çdo nacionalitet tjetër qoftë sirian, mongol, kinez, etj, por asnjëher nuk trajtohen si SHQIPTAR, fatkeqsisht.

Iu duhet për 10 vite rradhazi të paisen me lejeqëndrim për të fituar shtetësinë e Kosovës e besa paguajnë dhe gjoba (nese nuk paisen me lejeqëndrim) në rast te qëndrimit në Kosovë në menyrë të ashtëquajtur “ilegale”.

Diskriminim ky qe e kam përjetuar dhe vazhdojë ta perjetojë në lekurën time, unë dhe shumë bashkvendas te mi që jetojmë në Kosovë.

Andaj, mos u mundoni ta shfrytëzoni këtë fushatë elektorale kur deri më tani as qe iu ka shkuar në mendje juve dhe partive tjera cila do qofte ajo që të interesoheni per “Procedurat “lehtësuese” për shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *