Hoti paralajmëron rikthimin e reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar sot rikthimin e reciprocitetit me Serbinë.

Në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e Luginës së Prishtinës, Hoti tha se në shtator do të dërgojnë tekste shkollore për shqiptarët në Luginë.

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *