Suspendohen policët shqiptarë,shkaku i ndeshjes së Kf Tërnoci vs Kf Lugina

Nga dita e djeshme janë suspenduar 4 policë shqiptarë në staicionin policorë në Bujanoc, raporton Spektri.

Siç merr vesh Spektri, të suspenduarit janë policë që kanë mbuluar stacionin e fshatit Tërnoc dhe se suspendimi i tyre është në afat të pacaktuar.

Ky suspendim është pas nisjes së procedurës penale rreth ndeshjes së zhvilluar në Tërnoc në mes KF Tërnocit dhe KF Lugina.

Policët shqiptarë akuzohen për mos shpërndarjen e turmës së publikut në njërën nga tribunat e stadiumit pasi në ditën e ndeshjes ishin caktuar për mbarëvajtjen e rendit rreth stadiumit.

Hetimet rreth rastit kishin filluar pas fushatës mediale që kishin zhvilluar mediat nga Beogradi rreth grumbullimit të njerëzve në kohë pandemie.

Duket se lëshimi i bërë nga policët shqiptarë ka qenë “rast i madhë” për të i suspenduar shqiptarët.

Që nga fillimi i punës së policisë multietnike në Bujanoc, numri i policëve shqiptarë vazhdon të zvogëlohet nga viti në vit./Spektri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *