Reagon Arbër Pajaziti për suspendimin e 4 policëve shqiptarë

Kryetari i Alternativës Për Ndryshim në Bujanoc Arbër Pajaziti, ka reaguar ashpër për suspendimin e 4 policëve shqiptarë.

Ai thot se kjo është vetëm një lojë e Sërbis e cila këtë lojë e fillojë shumë vite më parë,për të larguar policë shqiptarë nga puna.

Pajaziti thot se është vetëm një preteksti i “lëshimeve” në një ndeshje futbolli është vetëm një emërtim për të zvogëluar kuadrot shqiptare në polici.

Pyetja e Pajazitit është se Sërbia a ka suspenduar ndonjë polic që nëpër Sërbi janë bërë shume ahengje,tubime,klikereve fetare ?apo ata nuk i kabë emrat sikur që i kemi ne,ata janë të paprekëshëm.

Pajaziti ftonë përfaqësuesit e subjekteve tjera politike shqiptare, shoqërinë civile, etj, që bashkërisht ti dalmi në mbrojtje kuadrove tona dhe njëherë e përgjithmonë ti themi STOP padrejtësive që po na bëhen dhe nuk kanë të ndalur.

Postimi i plotë :

Suspendimi i 4 policëve shqiptarë nga puna nuk është aspak çështje penale e as diciplinore, por është thjesht një diskriminim me baza etnike.

Preteksti i “lëshimeve” në një ndeshje futbolli është vetëm një emërtim për të zvogëluar kuadrot shqiptare në polici, proces ky i nisur para shumë viteve.
Shtrohet pyetja se, sa e sa policë të nacionaliteteve tjera kanë procedura penale dhe diciplinore dhe se a janë suspenduar a jo?
A ështa suspenduar dikush nga policia apo eprorët e tyre nga grumbullimet nëpër qytetet në brendi të Serbisë?

Tubime, protesta, vorrime të klerikëve fetarë, mbrëmje argëtuese e ahengje nëpër lokalet dhe banesat e Beogradit e Novi Sadit….
Çka ka ndodhë me policët e këtyre qyteteve dhe rajoneve të Serbisë?
Por jo, ata nuk i kanë emrat sikur që i kemi ne, ata janë të paprekshëm.

Numri i policëve shqiptarë nga themelimi i policisë multietnike është zvogëluar pa masë dhe aspak nuk i përgjigjet strukturës etnike të popullsisë.
Suspendimet e fundit janë pjesë e një fushate të egër kundër çdo gjëje që është shqiptare, ngjashëm sikur shlyerja nga evidenca civile e qytetarëve tanë.

Ftoj përfaqësuesit e subjekteve tjera politike shqiptare, shoqërinë civile, etj, që bashkërisht ti dalmi në mbrojtje kuadrove tona dhe njëherë e përgjithmonë ti themi STOP padrejtësive që po na bëhen dhe nuk kanë të ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *