Kryetari i Komunës Preshevës Shqiptim Arifi i uronë 28 Nëntorin gjithë Shqiptarve

Sot, është një moment i duhur ku duhet të ndalemi dhe ta nderojmë historinë tonë, përpjektet e kombit tonë për liri, pavarësi e dinjitet.

Kjo datë është dhe do të mbetet gjithmonë datë historike për gjithë kombin Shqiptar.

Është vlerë që duhet të ruhet dhe të kultivohet në shenjë rrespekti për pasardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do të vijnë.

Shqiptarët historikisht kur janë bërë bashkë kanë bërë gjëra të mrekullueshme që janë të pabesueshme për tu bërë, andaj kërkoj në këtë festë të madhe të jemi bashkë të gjithë Shqiptarët anë e mbanë globit, ti harrojmë ndasitë, kundërshtimet dhe debatet me njëri-tjetrin, se vetëm të bashkuar kemi një të ardhme më të ndritur.

Jemi në kohë pandemie dhe nuk kemi bërë asnjë organizime, të shmangim grumbullimin e njerëzve, vetëm e vetëm ta ruajmë shëndetin tonë dhe të familjarëve tonë.

Qytetar të nderuar të komunës së Preshevës, të nderuar Shqiptarë kudo që ndodheni, e dashura Diasporë

Urime 28 Nëntori- Urime Dita e Flamurit Kombëtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *