Bie Kuvendi komunal i Preshevës, priten zgjedhje të reja
Për 3 muaj nuk është mbajtur asnjë seancë e Kuvendit komunal në Preshevë dhe me datë 27 nëntor ka qenë dita e fundit dhe pasi nuk është mbajtur asnjë seancë gjatë këtij afati, komuna e Preshevës shkon në organ të përkohshëm.
Përsëri PDSH,LR-PDSH,PVD nuk arritën ta formojnë shumicën e Kuvendit Komunalë.
Pritet që Ministria për Vetqeverisje Lokale dhe Administratë Shtetërore këto ditë të sjellë vendim mbi shpërndarjen e kuvendit lokal dhe organeve egzekutive të pushtetit komunal.