Alternativa Për Ndryshim mbanë kuvendin e dytë pas themelimit të saj

Alternativa për Nrdyshim mban kuvendin e Dytë për zgjedhjet e mbrendëshme ku dhe u zgjodhën :

Shqiprim Arifi – Kryetar

Edmond Isufi – Zavendës Kryetar

Valtina Nuhiu, Almin Shaqiri, Idriz Rexhepi, Anita Halili- Veseli, Gentiana Beluli- Memreti – Nënkryetar të partisë

Altin Boriçi – Sekretar i përgjithshëm

Mbahet kuvendi i Dytë i Alternativës për Ndryshim

Duke rrespekatuar masat e Covid 19 si distanca sociale, maskat etj është mbajtur sot kuvendi i dytë i Alternativës për Ndryshim.

Pikat e parapara për kuvendin e dytë ishin zgjedhja e kryetarit të partisë, organeve të partisë si Këshilli Qëndror, Kryesia, zgjedhja e Sekretarit të përgjithshëm si dhe 5 nënkryetarët e Alternativës për Ndryshim.

Me propozim të delegatit Amir Latifi dhe me përkrahje të mbi 2/3 e delegatëve prezent u votua me shumicë votash për kryetar partie z. Shqiprim Arifi, duke vazhduar edhe mandatit e dytë në krye të partisë.

Zëvendës kryetar i Alternativës për Ndryshim me shumicë votash u zgjedh z. Edmond Isufi, i cili vie nga dega e Bujanocit.

Nënkryetar të partisë u zgjodhën Valtina Nuhiu, Almin Shaqiri, Idriz Rexhepi, Anita Halili- Veseli, Gentiana Beluli- Memreti.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme sekretar i përgjithshëm u zgjodh z. Altin Boriçi.

Strukturat më të larta të partisë si Këshilli Qendror dhe Kryesia kësaj radhe përbëhen nga 40% e gjinisë femrore, një risi që asnjë parti në luginë të Preshevës nuk i ka dhënë hapsirë gjinisë femrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *