Ministri i Drejtësis së Republikes Kosovës z.Selimi priti sot një delegacion nga Komuna Bujanocit

Ministri i Drejtësis Selim Selimi bashkë me kshilltarin e tij Naim Ramizin i cili është me prejardhje nga Komuna Bujanocit priti sod një delegacion nga Komuna Bujanocit .

Z.Selimi thot se me Kryetarin z.Arifi diskutuan edhe për marveshjen e bërë në Zyrën Ovale të Shtepin së Bardhë.Gjithashtu z.Selimi premtoi se në Ministrin e Drejtësis do ty angazhoj 7 deri 10 praktikant nga Komuna Bujanocit.

Kryetari i Komunës Bujanocit z.Arifi njoftoi z.Selimin njoftoi se në xhirollogarinë e komunës që ai tashmë udhëheq janë deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.

Postimi i plotë :

Kam pritur në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arfin dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanin, të cilët i urova për postet e reja. Njëherësh i falënderova për unifikimin e partive politike shqiptare me të cilat bashkëqeverisin komunën e Bujanocit. Kryetarin Arifi e njoftova për marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga e cila shqiptarët e Luginës që studiojnë në Kosovë përfitojnë njohjen e diplomave universitare në Serbi. Ndërsa, premtova se në Ministrinë e Drejtësisë do të angazhojë 7 deri në 10 praktikantë nga komuna e Bujanocit. Në kuadër të takimit, Kryetari Arifi më njoftoi se në xhirollogarinë e komunës që ai udhëheq janë deponuar 50 mijë euro donacion nga Republika e Kosovës të ndara gjatë qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *