Arbër Pajazoti përkujton protestën e Levizjes Studentore të vitit 1997-1999

Arbër Pajaziti kryetari i Alternativës Për Ndryshim në Bujanoc përkujton protestën e Levizjes Studentore të vitit 1997-1999.

Gjendja horror ishte bërë e padurueshme dhe në popull vërehej nevoja e madhe për ndryshim.

Lëvizja Studentore e viteve 1997-1999 e nxorri Kosovën nga amullia dhe nga gjendja padurueshme të cilën e kishte krijuar sistemi i asaj kohe.

Më 1 Tetor të vitit 1997 u thye miti i pathyeshëm i Sërbisë në Kosovë, ku pastaj kulmoj me luftën çlirimtare të UÇK-së qëllimi i së cilës u realizua më 1999.

Mbi simbolikën e kujtimit të përvjetorit të 23-të të protestave studentore, më shkon ndërmend të pyes ku jemi ne sot si shoqëri?!
Historikisht kurrë më mirë, por fatkeqësisht ende mbrapa kombeve fqinje.

Na duhet një dashuri më e madhe për vendin dhe për njëri-tjetrin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *