Qeveria Hoti ndan 70 mijë euro për blerjen e librave për nxënësit e Luginës

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 70 mijë euro për të blerë libra për nxënësit e tri komunave të Luginës së Preshevës.

Propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për blerjen e librave dhe materialeve të tjera shkollore për nevojat e nxënësve të komunës së Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës e ka bërë zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj kërkese, Ministria e Financave ka komunikuar me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për ta mbështetur këtë kërkesë dhe kërkoj aprovimin për ndarjen e 70 mijë eurove për nxënësit e Luginës, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria thot se kjo  është në emër të ndihmës për blerjen e librave dhe materialeve shkollore për nevojat e nxënësve të Komunës së Bujanovcit, Komunës së Medvegjes dhe Komunës së Preshevës.

Ky propozim ka marrë aprovimin e anëtareve të kabinetit qeveritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *