APN: Ragmi Mustafa ditën premton bashkim me Kosovën natën i shkruan letra Ministrive serbë në Beograd (foto)

Alternativa Për Ndryshim në Preshevë ka akuzuar Kryetarin e partis PDSH-Ragmi Mustafën se ai bënë gjithëqka vetëm e vetëm me marrë pushtetin.

APN në Preshevë ka akuzuar z.Mustafën se ai ditën dëshiron bashkim me Republikën e Kosovës ndërsa natën shkruan letra me Ministrat Sërbë në Beograd.

APN thot se me dekada ka shkatrruar vendin por prap nuk ngopet ,APN shpreh edhe shqetësime se z.Mustafa po bën përqarje në popullë edhe kur e din që ka ardhur fundi i bisedimeve të Sërbis me Republikën e Kosovës dhe dëshiron të na gjejë të përqarë.

Postimi plotë i APN-së

Këtë letër nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë për Administratë Lokale të Serbisë që po ndajm me ju, e ka pranuar këto ditë Ragmi Mustafa pasi ka “vajtuar” tek kjo Ministri javë më parë për t`i ndihmuar të përfundoj makinacionet dhe pazarin e dështuar për të shkarkuar Kryetarin e Komunës.

Demagogu gjerë sa ditën premton bashkim me Republikën e Kosovës, natën shkruan letra Ministrive serbe për të gjetur mundësi gjysëm-legale që përmes tyre të kap edhe ekzekutivin e Komunës pasi kapi Kuvendin dhe kështu shpartalloi gjitha institucionet e Komunës së Preshevës duke sjellur në krizë të thellë politike vendin tonë; të katërtën në rradhë brenda pak viteve. Ky fatëkeq që po mbanë peng një popull të tërë mbi një dekad e gjysëm, ka sjellur kriza të njëpasnjëshme në Komunën tonë duke përçarë e diferencuar ashtu që në periudhën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënjeve Kosovë-Serbi, të gjejë Shqiptarët e Luginës së Preshevës të përçarë dhe pa institucione funksionale ku do t’i pamundësohet paraqitja e denjë për realizimin e drejtave themelore të Shqiptarëve të kësaj ane sipas konventave ndërkombëtare.

Pa fije turpi konstruktoi e shpalli vot “të papërcaktuar” apo edhe “të padeshifruar” kështu për të ri-votuar saherë të kishte dëshirë gjerë në shkarkimin e Kryetarit të Komunës edhe pse po shkilte publikisht rregulloren e Kuvendit dhe ligjet përkatëse, gjersa po kërkonte arbitrin në Beograd për t`i përmisuar atij situatën politike pasi në zgjedhjet e lira shqiptare në vend nuk po mund t`i dalë asesi fitues. Me vite të tëra ka angazhuar të gjitha institucionet qendrore serbe, me metodat e përgjimeve dhe letrave anonime për t’i ndërprerë punimet e projekteve dhe zhvillimin e vendit tonë duke shpifur të pavërteta. Me politikat e tij të fshehura pas petkut folklorist dhe kombëtar po spiunon drejtpërdrejt tek kanalet informative shtetërore serbe për ta denoncuar pushtetin komunal si seperatiste dhe anti-shtetërore.

Dhe ja ku përfundoi, copëtoi e zhbëri institucionet lokale dhe tani endet rrugëve lartë e poshtë Beogradit për ta plotësuar kauzën e tij e të kthehet edhe njëherë në pushtet, madje me gjitha gjasat për ta vazhduar përvojat e tija korruptive të filluara 15 vite më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *