Shtëpia e shëndetit në Bujanoc tash me një drejtoresh të re

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë ka emëruar Daliborka Pavlloviqin për u.d. të drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit në Bujanoc,jozyrtarisht merr vesh FolOnline.
Një vendim të këtillë ministria e mori pasi paraprakisht shkarkoi nga detyra drejtoreshën e deritanishme, Lela Jovanoviq, e cila institucionin më të lartë shëndetësor në Bujanoc e drejtonte nga viti 2012.
Ndryshe, Daliborka Pavlloviq, është mjeke e mjekësisë së përgjithshme dhe është bashkëshortja e Boban Pavlloviqit i cili është kryeshef i Drejtoratit për Financa pranë administratës komunale i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për këshilltar në Listën e SNS-it,raporton FolOnline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *