Kryetari z.Arifi tregon se sot është bërë transferimi i parave nga Republika e Kosovës

Kryetari i Komunës Bujanocit Nagip Arifi sod ka treguar se është bërë transferimi i 50.000e nga Republika e Kosovës, që ishin ndarë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Arifi thotë se nga dita e parë është angazhuar për të përmbushur realizimin e ish-kryeministeit z.Haradinaj.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË

Vendimi i ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj nr 07/118 i datës 29.01.2020 për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50.000€ me qëllim të aftësimit profesional të të rinjëve të komunës së Bujanocit, sot përfundimisht është realizuar.

Sapo janë transferuar mjetet financiare në xhirollogarinë e komunës. Që nga dita e parë pas marrjes së mandatit jam angazhuar maksimalisht që ta realizoj vendimin e ish kryeminstrit Haradinaj që të rinjëve tanë t’ia mundësojmë aftësimin profesional.

Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ta falemnderoj Qeverinë e Kosovës, e në veçanti ish kryeminisrtrin z.Haradinaj, ish ministrin z.Rafuna për ndarjen e këtyre mjeteve. Gjithashtu, një falemnderim edhe për drejtorin e përgjithshëm të Thesarit të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismailit dhe atë të Republikës së Serbisë për realizimin e këtij transferi dhe që nuk hezituan që nga telefonata e parë që kam bërë me ta për ta kryer sa më parë transferin.

E përshëndes një bashkëpunim të tillë dhe shpresoj që të vazhdojë edhe më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *