Bizneseve private dhe shoqëris kulturo-artistike i bëhet pagesa

Sod faqia e Komunës Bujanocit ka njoftuar se gjendja financiare e Komunës është normalizuar dhe sot janë udhëruar të lryhen pagesat e shoqëris kulturo-artistike.

Falë normalizimit të gjendjes financiare të komunës së Bujanocit, sot janë urdhëruar të kryhen pagesat për shoqëritë kulturore artistike në vlerë prej 2 milionë dinarë, të cilat kishin mbetur pa u paguar që nga vendimi për ndarjen e mjeteve të datës 18.06.2020.

Pos saj, edhe 2.860.000 dinarë janë urdhëruar të paguhen për bizneset private nga donacioni i Republikës së Kosovës të dedikuara për bizneset që ishin të prekura nga pandemia Covid 19.

Gjatë kësaj jave do të kryhen pagesat edhe për organizatat jo qeveritare, të cilëve deri më tani nuk iu kanë lëshuar mjetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *