Shtabi i krizave i kërkon qytetarve që të kthehen deri ditën e premte këtë javë

Të gjithë qytetarët tanë të kthehen në vend deri të premtën në orën 18, më pas mund të ketë masa rigoroze.

Shtabi qeveritarë i Krizave për luftën kundër koronavirusit në Sërbi ka marrë një vendim që të gjithë qytetarët e Serbisë, të cilët po qëndrojnë jashtë vendit, duhet të kthehen deri të premten në orën 18.

“Ne u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të kthehen në vendin e tyre deri në fund të kësaj jave, sepse pas kësaj do të kemi një regjim të ndryshëm për këdo që hyn në vendin tonë,” tha Dr. Darija Kisiç Tepavçeviç.
Zëvendës drejtoresha e Institutit “Batur” tha se numri më i madh i vendeve në Evropë ka regjistruar një rritje rekord në numrin e rasteve.
“Nga e premtja di të fusim mbikëqyrje për të gjithë pasagjerët që hyjnë në vendin tonë nga vendet me rrezik,” tha Tepavçeviç, duke shtuar se mbikëqyrja do të zgjasë për 10 ditë.
Sipas saj, në ditët në vijim, masat shtesë do të precizohen dhe do ti njoftohen opinionit.

Të gjithë shtetasve të Serbisë që kthehen nga jashtë, kryesisht nga vendet ku ka pasur një “shpërthim” të koronavirusit si Mali i Zi dhe Kroacia, do t’ju kërkohet të kontaktojnë një epidemiolog ose mjekun e tyre të zgjedhur brenda 24 orëve nga hyrja në vend.
Mjekët më tej, në varësi të gjendjes shëndetësore të qytetarëve, do të rekomandojnë nëse mbikëqyrja e detyrueshme është e nevojshme apo jo.

Ky vendim do të hyjë në fuqi të Premten, 18 Shtator, në ora 6 pas dite, në mënyrë që të gjithë qytetarët të cilët pushojnë jashtë të kthehen në shtëpi

Ajo gjithashtu tha se rekomandimet e reja të të gjitha organizatave kryesore shëndetësore janë një rekomandim prej 10 ditësh karantinë pas kthimit nga një vend ku situata epidemiologjike është e pafavorshme.
“Nuk do të bëhet fjalë për karantinë dhe vetë-izolim, por për mbikëqyrje që do të përfshijë disa masa dhe aktivitete në mënyrë që të zvogëlohet bartja e virusit dhe importi i rasteve nga jashtë,” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *