Fshati Breznic akuzon Kryetarin e Komunës Nagip Arifin

Faqja në Facebook “Breznica” përmes një postimi në profilin e saj ka akuzuar Nagip Arifin Kryetarin e Komunës Bujanocit për mos angazhim dhe lenjesh pas dore menjeher që erdhë në pushtet.

Ata thone se para zgjedhkeve çdo ditë i vizitonte dhe i jepte shumë premtime që do të angazhohet për këtë anë por doli e kundërta.

Mjeku në pushim, Breznica, Muhoci e Malësia mbeten pa shërbime mjekësore!

Gjithë e dimë se jemi në kohë pandemie, kohë shumë e vështirë, e posaqërisht kur i shtohet edhe gripi sezonal, gjendja sa vjen e rëndohet në Breznicë, Muhoc e fshatrat e malësisë.
Mjeku i nderuar dhe i respektuar po e shfrytëzon të drejtën e tij e cila është plotësisht legjitime, por ajo çka është shumë shqetësuese dhe e pafalshme, është se, pushteti lokal i Bujanocit nuk po merret me këtë problematikë për ta trajtuar me seriozitet të lartë.

Ka më shumë se një javë që mjeku gjindet në pushim, e asnjë reagim nga pushteti lokal i udhëhequr nga Nagip Arifi.
Banorët e Breznicës, veçanërisht ata me sëmundje kronike ndjehen shumë të shqetësuar nga kjo situatë, sepse po detyrohen të trajtohen në Roganë apo qytete të Kosovës.

Madje, njëri prej banorëve të Breznicës i cili vuan nga sëmundje të ndryshme, Xh.A, u shpreh shumë i mllefosur me qeverisjen lokale e cila nuk po na trajton si qytetarët tjerë të kësaj komune.
Ndër të tjera tha:
“Marre bacit, shumë marre me na lon k’shtu, kur po vjen koha e zgjedhjeve po vjen Nagipi e po naj lyp votat, pe përkrahim e pastaj nuk po trajtohemi njejt, edhe vet kam me shku një ditë te ai e rezil kam me bo”, u shpreh plaku i shtyer në moshë dhe me sëmundje kronike!

Kjo vërtetë është një gjendje e keqe dhe ftojmë organet gjeqëse që të merren me këtë problematikë që në kohë pandemie mos të vuajnë njerëzit edhe për mjek!

Njerëzit nuk kanë nevojë veç për asfalt, por edhe për mirëqenie, dinjitet e trajtim të barabartë.

Breznicë, 12 shtator 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *