Reagon deputeti z.Kamberi ndaj ftesës së ardhur për në gjykatë të z.Mustafës

Kryetari i PVD-së njëherit edhe deputet në Parlamentin e Sërbis z.Shaip Kamberi ka reaguar ashpër ndaj ardhjes së ftesës për në gjykatë të Kryetarit të KKSh z.Ragmi Mustafës.

Kamberi ka thënë se nuk ka kush që mund të na ndryshojë flamurin.

Padia edhe mund të ngritet, gjoba mbase edhe mund të shqiptohet, por, flamuri nuk do të ndryshojë.

Ftesa e sotme e Gjykatës në Bujanoc, drejtuar kryetarit të Këshillit kombëtar shqiptar, Ragmi Mustafa, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019, përveç që është krejtësisht politike është edhe e pakuptimt.

Angazhimi i Ragmisë në sigurimin e teksteve shkollore dhe sukseset e Këshillit nën udhëheqjen e tij, si duket, po i pengojnë strukturave të caktuara shtetërore.

Megjithatë, vendosmëria për të realizuar të drejtat e shqiptarëve dhe përmbushja e premtimeve e obligimeve të mara nga populli e për popullin, nuk do të mund t’i ndalin ata që pengesën e kanë motivin e vetëm të veprimit.

Nuk është problemi tek flamuri, por tek tentimi për të imponuar një flamur tjetër.

Prandaj, padia edhe mund të ngritet, gjoba mbase edhe mund të shqiptohet, por, flamuri nuk do të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *