Kryetarit të KKSH sod i erdhi ftesa për në gjykatë

Me rastin e 28 Nëntorit ditës së flamurit në gjithë Shqiptarin që ndodhë me vendos flamurin Kuq e Zi nëpër objekte publike nëpër botë ku ka Shqiptarë ashtu ndodh edhe në Komunë të Bujanocit.

Por këtë herë me vendosjen e flamurit  Kuq e Zi të Shqiptarve në objektin e KKSH nga Kryetari Ragmi Mustafa, sod i është ardhur ftesa që të praqitet në gjykat shkaku i vendosjes së flamurit .

Vlenë të theksohet se Ragmi Mustafa Kryetari i KKSH ngritur padi ndaj Ministrit të Mbrojtjes së Sërbis Aleksandër Vulin pasi ky patë ofenduar Shqiptarët.

A është kjo një hakmarrje ndaj Kryetarit të KKSH ?

Mbetet të shihet gjithëqka në vijim.

Postimi i plotë:

PADIA POLITIKE NDAJ MEJE PËR FLAMURIN, ME LIGJ DISKRIMINUES KUNDËR-KUSHTETUES. LIGJI I SHTYPJES DO TË NDRYSHOJË, JO FLAMURI I BARAZISË!

Sot, pranova ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019.

Kjo ftesë shfaqet pas shmangies së ballafaqimit të Ministrit Mbrojtjes Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin me padinë e ngritur nga unë, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese kundrejt shqiptarëve.

Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor e prokurorial, duket megjithatë e çuditshme se si po përputhen këto dy raste, së paku në kuptimin kalendarik.

Padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës është e motivuar politikisht. Ajo bazohet nën pretendimin e shkeljes së nenit 41 të Ligjit për shfaqjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë, që parasheh denim nga 50.000 deri në 500.000 dinarë.

Kot e keni. Ju edhe mund edhe të më dënoni, por nuk mund të më të zbrapseni nga beteja për drejtësi!

Shfrytëzoj rastin të rikujtoj se Kushtetuta e Republikës së Serbisë, kapitulli “E drejta për të ruajtur tiparet e veçanta”, përkatësisht Neni 79 thekson se “Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të: shprehin, ruajnë, kultivojnë, zhvillojnë dhe shprehin publikisht veçoritë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; për përdorimin e simboleve të tyre në vendet publike; të përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre…”

Pra, e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare për minoritetet jo vetëm se është e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe me frymën dhe gërmat e Kushtetutës së Serbisë. Pra, në vend se t’i shtypë shqiptarët në emër të shtetit ligjor, Serbia ta respektoj Kushtetutën e saj dhe të filloj demokratizimin e saj duke u shkëputur nga politikat diskriminuese ndaj minoriteteve. Të çlirohet nga politikat shtypëse duke e ndryshuar Ligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, për ta pëputhur me Kushtetutën e saj dhe standardet demokratike.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale. Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare. Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky.

Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët!

Ky ligj është flamur i shtypjes! Ky flamur është ligj i barazisë!

Prandaj ligji do të ndryshojë, jo flamuri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *