Memeti i bënë replik Rexhepit ,të dy shefa të G.K në bashkëqeverisje

Jetmir Memeti i ka bërë replikë Driton Rexhepit këshilltarit dhe shefit të G.K  nga radha e PVD-së ku ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Fb ka bërë një shkrim ku ka kritikuar vendimin dhe votimin për pagën dhe ndalesën e praktikantëve profesionalist.

Memeti është shef i G.K të PD-së.

“Praktika” opozitare apo “stazhi” demagogjik

Ata që sot nuk dëshirojnë të flasin të vërtetën dhe të pranojn ndëshkimin e popullit për të bëmat e katër viteve të “praktikës” qeverisëse dështuese e madje edhe neglizhuese sot cicërojnë nga këndi i “stazhit” opozitarë!

Katër vite premtuan se çdo të sapo diplomuar do të angazhonin në praktikat profesionale gjë që dështoji e madje vitin e kaluar as nuk u mbajtën.

Sot cicërojnë në rrjete sociale për praktikat e të sapo diplomuarve kurse dy vite më parë angazhonin në po këto praktika persona afër PENSIONIT!

Ne të rinjët do i aftësojm e nuk do i tradhtojmë kinse po i aftësojm.
Të gjithë të rinjët do aftësohen profesionalisht e do i përgatisim për tregun e punës .

Nuk do ketë më “praktikanta” në letër e moler e kamerier në vepër .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *