Presidenti Thaqi përkujton Bajram Rexhepin Kryeministrin e parë nga paslufta

Presidenti Thaqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përlujtuar Bajram Rexhepin luftarin e UÇK-s si dhe Kryeministrin e parë nga paslufta .

Thaqi në këtë postim ka përmendur shumë punë dhe vepra të bukura për Bajram Rexhepin .

Bajram Rexhepi vdiq me 21 gusht 2017 e sod është 3vjetori i vdekjes së tij.

#NjereztePaharrueshem ♥️

Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, BAJRAM REXHEPI, ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Bajram Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur.

Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut.

Ishte figurë unifikuese në momentet më të ndjeshme të politikës sonë të brendshme pas çlirimit, duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike si kryeministër i parë i Kosovës.

Bajram Rexhepi dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për vendlindjen e tij, Mitrovicën, të cilën e udhëhoqi shumë vite me radhë.

Angazhimin dhe përkushtimin për fuqizimin e shtetit të Kosovës, Bajram Rexhepi nuk e ndali në asnjë moment.

Ishim së bashku, si në luftë, ashtu edhe në paqe!

Së bashku fituam shumë beteja, deri para tre vjetësh kur fatkeqësisht humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke u ndarë vetëm fizikisht prej nesh.

Kontributi, trashëgimia politike dhe patriotike që Bajram Rexhepi ka lënë për brezat e ardhshëm do të jetojë përgjithmonë!

Prehu në paqe, miku im i paharruar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *