Premier Liga, nis më 17 qershor me orare të ndryshme

Premier Liga ka njoftuar edhe zyrtarisht se sezoni 2019/20 do të rifillojë më 17 qershor. Në mediat britanike qarkullojnë edhe oraret e ndeshjeve, por këto po shpërndahen edhe nga faqet zyrtare të skuadrave.

Sipas këtij orari, gjatë ditës së premte, ndeshjet do të luhet me fillim nga ora 21: 00, ndërsa e shtuna sjell takimet me fillim nga ora 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00. Ndërkohë të dielën ndeshjet do të zhvillohen në 13:00, 15:00, 17:30, dhe 20:30, ndërsa të hënën luan me fillim nga ora 21:00.

Në mesjavë, Premier Liga do të jetë aktive gjatë ditës së martë, e mërkurë dhe e enjte, në ora 19:00 dhe 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *