Trump kërcënon OBSH, nëse vazhdon të bashkëpunojë me Kinën, do i heqë fondet

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) se do tërheqë përgjithmonë fondet që i vijnë nga SHBA nëse nuk angazhohen në përmirësimin thelbësor gjatë 30 ditëve të ardhme.

Në një letër drejtuar drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, Trump është shprehur: Është e qartë që gabimet e përsëritura nga ju dhe organizata juaj për t’iu përgjigjur pandemisë kanë qenë jashtëzakonisht të kushtueshme për botën. E vetmja zgjidhje që ka OBSH është nëse e demostroni pavarsinë nga Kina.

Administrata ime tashmë ka filluar diskutimet me ju se si të reformoni organizatën. Por veprimi është i nevojshëm shpejt. Ne nuk kemi kohë për të humbur.”

Letra me fjalë të forta pohon se OBSH në mënyrë të vazhdueshme injoronte raporte të besueshme të koronavirusit të përhapur në Ëuhan në fillim të dhjetorit 2019 ose edhe më herët, dhe bënte vazhdimisht pretendime për koronavirusin që ishin ose tërësisht të pasakta ose mashtrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *