Arilena ka publikuar klipin e këngës me të cilën do merrte pjesë në Eurovision

Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese e “Festivalit të 58-të të RTSH-së”, duke fituar kështu mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar “Eurovision”. Gjithsesi, virusi korona u bë shkak që Eurosong-u I planifikuar për në muajin maj të anulohet.

Ky festival do të mbahet në të njëjtin vend, një vit më pas, por ende nuk dihet nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera.

Pavarësisht kësaj, Arilena Ara e ka çuar deri në fund punën me projektin e saj dhe mbrëmjen e sotme ka dhënë lajmin e bukur. Kënga “Shaj” në versionin anglisht “Fall from the sky” është publikuar në Youtube, së bashku me videoklipin zyrtar.

Arilena shfaqet e veshur me të bardha dhe interpreton plot emocion këngën me të cilën ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *