Fshati feston sepse mbas 10viteve vjen lindja e parë

Një fshat në të cilin prej 10 vitesh lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, më në fund ka qenë dëshmitar i lindjes së një djali.

Fshati i Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë, që ka një popullsi prej 300 banorësh, u bë i famshëm kur kryeplaku ofroi shpërblim për çiftin e parë që do të sillte në jetë një djalë.

Tani, pas 10 muajsh, më në fund lindi një djalë. Kryeplaku tha për “The First News”: “Është lajm i mrekullueshëm, sidomos në këto kohë koronavirusi. Çdo lindje është e veçantë, por kjo na jep shpresë për të ardhmen. Bartek (emri i vogëlushit) nuk është thjesht një djalë, por një djalë nga Miejsce Odrzańskie”.

Fshati polak është shumë i vogël dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të popullsisë, pasi vajzat e reja largoheshin për të gjetur partnerë dhe të krijonin familje.

Autoritetet e fshatit me një rrugë dhe rreth 300 banorë nuk japin dot asnjë shpjegim se pse nuk ka pasur asnjë lindje djali që nga viti 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *