Foshnjat e posalindura në Kosove pajisen me mburoja për fytyrë

Foshnjat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë janë të  pajisura me maska për fytyrën.

Kjo fal një fondacioni nga organizata gjermane “Help Kosovo” e cila dhuroi 200 maska të tilla javën e kaluar për Klinikën e Neonatologjisë.

Ndërsa momentalisht po përgatiten dhe 300 maska të tjera për stafin mjekësor.

Njoftimi i plotë i Help Kosovo:

Kështu duken më të vegjëlit tanë duke mbajtur të vendosura mburojat e tyre të fytyrës.  

Javën e kaluar Help dhuroi 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, prodhimi i të cilave u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO.

Në përpunim e sipër janë edhe 300 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti. 

Gjithçka filloi nga një takim i rregullt i stafit të Help kohë më parë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *