15 të prekur me Covid19 në Kosovë njofton Klinika Infektive

Klinika Infektive ka njoftuar sot se edhe 15 të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Prej tyre 9 raste janë stabile teksa 4 të tjera janë nën përkujdesje intensive dhe duke u trajtuar me okisigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste. Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19: 9 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

“Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë”, thuhet në njoftimin e Infektivës.

Në ndërkohë nga kjo klinikë sot pritet të lirohen 18 pacientë të shëruar nga Coronavirusi.

“Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19. Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacient”.

Mbrëmë është raportuar për vetëm një rast pozitiv, dhe për 87 të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *