Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë

Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë

IKSHPK njofton për një rast të ri me koronavirus duke e quar në 16 numrin e të prekurve.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik” thuhet mes tjerash në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *