Diçka e madhe po përgaditet ?

Diçka e madhe po përgatitet: Rusët dërguan anijet luftarake dhe nëndetëset në ‘rrjedhën veriore 2’, kjo po ndodhë

Sipas njohurive, anija ruse për hedhjen e gypave “Akademik Çerskij” që është i aftë të përfundoj tubacionin e gazit “rrjedha veriore 2” do të kaloj nëpër Oqeanin indian deri në Detin Mesdhe në përcjellje të anijeve ushtarake, shkruan “Srpski Dnevnik”.

Deri te ky përfundim ka ardhur pas analizës së situatës dhe të dhënave nga portali i navigacionit dhe porosia e ministrisë ruse të mbrojtjes.

Si raportohet “Akademik Çerskij” ka ndryshuar kursin e lëvizjes nga Shri-lanka në kanalin e Suezit, por ka qëndruar në ujdhesë disa ditë pas të cilave ka shkyçur të dhënat.

Sipas të dhënave nga portali i navigacionit, anija për hedhjen gypave i është afruar Shrilankes me 3 mars, prej nga pastaj ka ndryshuar rrugëtimin deri tek kanali i Suezit.

Mirëpo, anija ka qëndruar në ujdhesë edhe tri ditë dhe me 6 mars automatikisht ka shkyçur sistemin e identifikimit (AIS).

Me 4 mars anija patrulluese e flotës baltike “Jaroslav Mudri” arriti në Shrilankë, ndërsa me 6 mars pasi ishte furnizuar ka lundruar prapa deri tek Gjiri i Adenit në “kundër ndryshimin piraterik”.

Për më shumë në të njëjtën kohë anija lundroi me anijen patrulluese edhe anija për hedhjen e gypave që është nën mbrojtjen e anijes ruse luftarake që sigurt ka mundur të kaloj në Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit.

Tërhiqet vërejtja se gjatë kalimit në Gjirin e Adenit anijet tradicionalisht shkyçin identifikimin (AIS) në mënyrë që mos të “ndriçojnë” në radarët pirat.

Në ndërkohë kanë arritur informatat se pas “Akademik Çerskij” në Shrilankë erdhi edhe anija kundër-nëndetëseve e flotës së Pacifikut “Admiral Vinogradov”, që jo zyrtarisht ka ruajtur anijen nga Nahotke deri në Shlilankë.

Presupozohet se pasi “Akademik Çerskij” të kaloj Kanalin e Suezit, anija luftarake nga grupi i zakonshëm i marinës ruse në Mesdhe do të marr përcjelljen. Kinse anija kthehet në Sankt Peterburg me thirrjen e Kalinjingradit.

Më herët u publikua se anija “Akademik Çerskij” është anija ruse që është e aftë që të përfundoj tubacionin e gazit “veriu 2” pa kyçjen e kompanive të jashtme.

Nga burime jo zyrtare mësohet lajmi shokues se rusët në të vërtetë presin sulm nga piratët me prejardhje të panjohur me qëllim që të shkatërroj anijen e vetme që mundet me përfundua projektin gjigant ruso-gjerman “rrjedha veriu 2”.

Pas sanksioneve amerikane të gjithë kryesit e punëve në këtë tubacion janë tërhequr dhe kjo anije është shpresa e vetme për përfundimin e projektit.

Po ashtu atë që të gjithë e fshehin është se këtë anije e mbrojnë nëndetëse luftarake ruse.

Besohet se në rast të ndonjë sulmi në këtë anije ruse do niste lufta botërore sepse shkatërrimin e saj nuk do lejon Rusia. Nga ana tjetër ekziston besimi se rrethe të ndryshme në perëndim janë duke shënjuar këtë anije me qëllim që të niset lufta botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *