Bujanoc: Levent Qazimi, biri i Komandant Lleshit bartës i Listës së APN-së në Bujanoc për zgjedhjet lokale

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc ka votuar në mbledhjen e mbajtur më 12 mars për përbërjen e Listës zgjedhore për zgjedhjet e 26 prillit.

Listës prej 41 kandidatëve për këshilltarë do t’i prijë, Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit- Komandant Lleshit.

Për befasinë e të gjithëve, kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është i rradhitur me numrin gjashtë në këtë listë.
Megjithatë, Pajaziti mbetet i nominuar për kryetar komune nga ky subjekt politik.

Përbërja e Listës është votuar në mënyrë unanime.
Kandidatët në listë janë rradhitur sipas madhësisë së vendbanimeve, bastioneve partiake e mbi të gjitha kontributeve në parti, marrë parasysh këtu edhe familjet e luftëtarëve të lirisë dhe dëshmoreve të kombit.

Radhitja e Pajazitit me numrin 6 në Listë është paraqitur nga delegatët e Degës si tregues se APN synon të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme.

Poashtu, bëhet me dija se Lista e APN-së do të quhet: Alternativa për Ndryshim- Arbër Pajaziti, kurse moto e saj do të jetë „Alternativa Shqiptare„.

Në mbledhjen e sotme APN ka votuar edhe për përbërjen e Shtabit Zgjedhor si dhe për përgatitjet për grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, të cilat do të fillojnë së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *