Bujanoc: UDSH do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale si subjekt i vetëm

Subjekti politik, Unioni Demokratik Shqiptarë në zgjedhjet e ardhsme lokale që do të mbahen më 26 prill të këtij viti do të hyjë në garë si subjekt i vetëm, një gjë të tillë nga ky subjekt politik e ka konfirmuar për presheva.com Basri Veseli, aktualisht zv. Kryetarë i Ktyetarit të KK të Bujanocit.

Sipas Veselit, UDSH ditëve në vijim do ta publikojë edhe emrin e kandidatit për Kryetarë të Komunës së Bujanocit, sikurse edhe Listën e këshilltarëve potencial.

“UDSH do të merr pjesë në zgjedhjet lokale edhe atë më fortë se kurrë më parë, sa i përket bartësit të Listës akoma nuk e kemi vendosur, ndërsa sa i përket pjesmarrjes në zgjedhjet lokale do të garojmë si subjekt i vetëm” është shprehur Vesli.

Në zgjedhjet e fundit lokale UDSH ka qenë në koalicion parazgjedhor me PVD-në, ku bashkarisht kanë siguruar gjithsej 12 këshilltarë në përbërjen aktuale të Asamblesë Komunale, 3 prej të cilëve janë nga radhët e UDSH-së.

Vlenë të theksohet se UDSH sikurse edhe PDSH, nuk është nënshkruese e Marrëveshjes së Tiranës për pjesmarrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të cilën e kanë nëshkruar PVD, APN, PD, LPD dhe LRPDSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *